Fitore Pacolli: Kosova vend i kapur, edhe BE-ja e thotë këtë

Aktuale

Fitore Pacolli: Kosova vend i kapur, edhe BE-ja e thotë këtë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:18
Fitore Pacolli

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka organizuar tryeze diskutimi me temën “Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?”.

Gjatë këtij diskutimi deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli nuk pati vlerësime të mira sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës.

“Kosova është vend i kapur dhe kështu ka vlerësuar edhe Bashkimi Evropian në Strategjinë e re” është shprehur Pacolli.

Ky diskutim u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, në Prishtinë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të GLPS-së, megjithatë munguan panelistët nga Zyra e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat