Reagon Molliqaj: I kanë hequr vijat e kuqe, e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja

Aktuale

Reagon Molliqaj: I kanë hequr vijat e kuqe, e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja

Nga: P.R Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:21
Dardan Molliqaj dhe Aida Dërguti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në mbrojte të Aida Dërguti.

“Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre. Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida”, ka shkruar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat