Dy vëllezër të fshatit Plloçicë të Malishevës kanë vdekur mbrëmë pas mesnate pas një gjuajtje me armë që u bë në drejtim të tyre.
Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur nga plagët e marra.
Në shtëpinë e vëllezërve në Plloçicë ka shkuar për të shprehur ngushëllime edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.
Kujtojmë se Shaniu ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Deri më tani, raportohet se dy persona janë arrestuar për vrasjen në fjalë, të cilët kishin hyr për të vjedhur.