Abdixhiku: Vendi po mbetet peng i inateve të një njeriu – Ramush Haradinajt

Aktuale

Abdixhiku: Vendi po mbetet peng i inateve të një njeriu – Ramush Haradinajt

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:27
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinajn, se vendi po mbetet i izoluar vetëm për shkak të inateve dhe kryeneçësisë së tij.

Abdixhiku thekson se edhe pse ofruan zgjidhje dhe e njëjta u pranua nga shumica e partive shqiptare, një gjë e tillë, sipas tij u refuzua nga Kryeministri.

“Një vend i tanë vazhdon të mbetet peng i inateve të një njeriu – siç mbeti peng për 3 vjet rresht. Pavarësisht se ofruam një zgjidhje, pavarësisht se kjo zgjjidhje u pranua nga shumica e partive shqiptare, pavarësisht se të gjitha raportet – po e përsëris – TË GJITHA raportet e të gjitha komisioneve ishin në ligj, Kryeministri vendosi me kryeneçësi. Vendosi të mos lëvizë nga pozicioni i tij fillestarë që sipas secilit interpretim ligjor prodhonte kontraditë. Nuk donte zgjidhje ani pse shumica ishin pajtuar për një gjë të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Zyrtari i LDK’së, flet edhe për konfrontimin e tyre me Haradinajn në Kuvend. Thotë se sa për gjuhën ofenduese të tij, ajo nuk i shantazhon. “S’mund të na shantazhojë. Ta harrojnë. Ajo veçse tregon nivelin qeverisës në vend.

LDK do të votojë marrëveshjen, siç ka deklaruar gjithherë. Unanimisht, me 27 vota për – sapo të shmangen kontraditat ligjore” ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat