Boiken Abazi për Demarkacionin: Sot dihet kush do t’i bashkohet tradhtisë të Hashim Thaçit

Aktuale

Boiken Abazi për Demarkacionin: Sot dihet kush do t’i bashkohet tradhtisë të Hashim Thaçit

Nga: B.S Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:48
Boiken Abazi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Biken Abazi në një koment në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se sot dihet kush do t’i bashkohet tradhtisë së Hashim Thaçit për Demarkacionin.

Abazi për këtë ka përmendur emrat e komisionit për Politikë të Jashtme, të cilët do të shqyrtojnë dokumentin e kësaj marrëveshje.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Sot do të merret vesh shumë shpejtë kush është e kush nuk është bashkëpunëtor në tradhtinë e Thaçit ndaj Kosovës, në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës mblidhet sot, sipas njoftimit zyrtar, në ora 13:30, vetëm me këtë pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.”

Ata që e votojnë këtë projektligj, ose ata që qëndrojnë me qëllim në mbledhje për ta mundësuar kuorumin e kësaj mbledhjeje që ka nevojë për prezencën e së paku 6 anëtarëve të Komisionit, ata janë pa mëdyshje bashkëpunëtorë në këtë tradhti ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar. Në vijim emrat e anëtarëve të këtij komisioni:

1. Vjosa Osmani (LDK), Kryetare
2. Time Kadrijaj (AAK), Zëvendëskryetare e Parë
3. Danush Ademi (6+), Zëvendëskryetar i Dytë
4. Aida Dërguti (LVV)
5. Visar Ymeri (LVV)
6. Dugagjin Gorani (LVV)
7. Doruntinë Maloku Kastrati (LDK)
8. Elmi Reçica (PDK)
9. Evgjeni Thaçi-Dragusha (PDK)
10. Srdjan Mitrovic (Lista Srpska)
11. Zafir Berisha (NISMA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat