Haradinaj edhe kryeministër edhe ‘invalid’, kështu po e ‘zhvat’ buxhetin e shtetit

Aktuale

Haradinaj edhe kryeministër edhe ‘invalid’, kështu po e ‘zhvat’ buxhetin e shtetit

H.Orana Nga H.Orana Më 19 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në deklarimin e pasurisë, ka treguar se merr edhe një pension invalidor. E dimë se Haradinaj ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk e dimë se çfarë e bën atë si invalid.

Derisa vrapon, kërcen shkallët dhe madje mban një pozitë të lartë shtetërore, nuk dihet se çfarë e bën atë të hyjë në kategorinë e invalidëve. Por pavarësisht të gjithave, Haradinaj merr rrogën e kryeministrit dhe atë të invalidit. Madje rrogën si kryeministër po tenton ta dyfishoj.

Një veprim të tillë të Haradinajt, e kanë kundërshtuar shumë zyrtarë të lartë, përfshirë edhe deputetë. Kështu, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi ka thënë se të githë qytetarët e kanë parë se ai fizikisht është mirë. Sipas saj është e padinjitetshme si se ai është i përfshirë në të dy skemat, ndërsa kërkon të rrit rrogën 100%.

Image
Lirije Kajtazi

“Ju dhe qytetarët e Kosovës e kanë parë se ai në fizik është mirë në rastet kur vraponte në shesh, pastaj i kërcente tavolinat në bibliotekë, andaj është mirë ta dijmë se për çfarë invaliditeti kemi të bëjmë. Në anën tjetër është totalishtë e pa dinjitetshme të vazhdojë në të dy skemat dhe prapë ta rrisi pagën e tij 100%. Veç me paga mujore e kryeministrit është sa vlera  e 29 familjeve që marrin asistencë sociale apo me vlerën e një page mujore të tij ushqehen 145 persona (qysh si kcen tavolinat ai me këtë konsumim sa 145 personave)”, thotë deputetja Kajtazi për “Bota sot”.

Ndërkaq zyrtari tjetër i LDK-së, Bajram Gecaj thotë se ndonëse nuk e di nëse është kundërligjore, kjo nuk tingëllon mirë.

Image
Bajram Gecaj

“Nuk tingëllon si diçka e mirë, por nuk e di a është kundërligjore”, thotë Gecaj.

Ndërkaq zyrtari i AAK-së, Muhamet Kelmendi thotë se me ligj është e ndaluar që një person të merr pension invalidor dhe të njëjtën kohë të punoj në një pozitë në orar të plotë.

"Me ligjet në fuqi është e ndaluar që një person të merr pensionin invalidor dhe në të njëjtën kohë të jetë në pozitë dhe të punoj me orar të plotë. Një pensioner mund të punoj në punë të ndryshme, por në këtë gjendje konstatohet se është i aftë dhe i ndërpritet pensioni invalidor. Nëse punon me orar të shkurtuar kërkohet raporti mjekësor nga komisioni invalidor që përbëhet nga mjekët e ndryshëm”, thotë Kelmendi. 

Image
Muhamet Kelmendi

Ai thotë se me këtë raport mund të lejohet maksimumi disa orë, kryesisht në vendet e punës kur vendos komisioni.

“Po kjo është teori. Në realitet një pensionit invalidor mund të shpallet nga mjekët, konsiderohet I paaftë në përqindjen e qind për qind, në të kundërtën nuk është invalid. Nëse punon d.m.th. s aka lëshime. Nuk kemi invaliditet por kemi mashtrim ose forma korruptive që e kanë shpallur të paaftë. Në këtë moment të dyja palët ndiqen penalisht dhe komisioni i mjekësisë jep llogari penale, ndërsa subjekti kërkohet të përgjigjet penalisht dhe të I kthej mjetet e marra. Kjo është kështu me norma”, thekson Kelmendi.

Ndërkaq njohësi i çështjeve politike Faton Mehmeti, ka thënë se kjo klasë politike ka përdor çdo mundësi për të zhvatur para nga buxheti i shtetit, duke përfshirë edhe pensionet invalidore. Sipas Mehmeti është antiligjore që Haradinaj të merr edhe pension invalidor edhe pagë të kryeministrit.

Image
Faton Mehmeti

“Kjo klasë politike përdor çdo mundësi për të zhvatur sa më shumë para nga buxheti i vendit. Duke përdorur edhe metoda jo të ndershme, siç janë pensionet invalidore, kanë arritur të përdorin mjetet e shtetit për të mira vetanake. Një gjë e tillë e dëmton buxhetin, ky është dëm i madh që Ramushi ia bën vendit. Është antiligjore që derisa merr pension invalidor të merr edhe pagë të kryeministrit, një gjë e tillë është e ndaluar me ligj”, thotë Mehmeti.

Ai thotë më tutje se në një shtet normal, kryeministri Haradinaj do duhej të jepte dorëheqje,

“Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Kosoës për 10 vjet shtet, është klasa politike e korruptuar. Kjo klasë politike, me Ramushin brenda saj, kanë shkelur shumë herë kushtetutën. Kjo është papërgjegjësi dhe si e tillë nuk jep shpresë për ditë të mira për Kosovën, derisa mbi ligjin janë politikanët. Ramushi shumë herë ka shkelur kushtetutën dhe ligjet, dhe nuk pritet të jep dorëheqjen, edhe pse është e nevojshme”, vlerëson Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat