Edi Rama "përçanë" Kosovën, në ditën e saj të Pavarësisë

Aktuale

Edi Rama "përçanë" Kosovën, në ditën e saj të Pavarësisë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:34
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përkujdesur që në Ditën e Pavarësisë t’i ndajë qytetarët e Kosovës me idenë e tij për një President gjithëkombëtar. Partia më e madhe në Kosovë, LDK, ka quajtur idenë e Ramës si mosrespekt ndaj Shtetit të Kosovës.

Edi Rama ka propozuar një President të përbashkët të Kosovës dhe të Shqipërisë. Këtë ide e ka prezantuar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në një fjalim të mbajtur në Prishtinë, në objektin e Parlamentit.

Në këtë formë, Shefi i Qeverisë shqiptare ka përçare një pjesë të skenës politike të Kosovës.

Partia më e madhe në Kosovë, LDK, ka dalë kundër një ideje të tillë. Madje, Avdullah Hoti e ka quajtur një mosrespket ndaj Kosovës një ide të tillë të ardhur nga udhëheqësi i Shqipërisë.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.

Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska, Avokati Dastid Pallaksa ka reaguar ndaj idesë së Edi Ramës për një President kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë si ide e cila mund të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme.

Por, Pallaska thotë se Kosova dhe Shqipëria në dekadën e ardhshme mund të krijojnë vetëm një institucion që mund t’i pensiononte patriotët e karrierës. Pastaj të njëjtit të përfundonin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë ose në Burrel.

“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet.  Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka shkruar Pallaska.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij.

E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai./express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat