Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt të 29-ën me radhë.
Përpos shumë temave që janë diskutuar me këtë rast kryeministri Ramush Hardinaj është deklaruar edhe me raportimet e fundit për “shkëmbim territoresh”.
Haradinaj i ka quajtur këto deklarime qesharake për ndarje apo shkëmbime territoresh.
“Janë qesharake këto. Nuk janë serioze. Habitem nganjëherë se kush po i nxit dhe pse po i nxit debat në Kosovë dhe mediat tona duhet të kenë pak kujdes. Nuk janë biseda fort me i absorbu ne. Do të jemi të kujdesshëm. Jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës së sotme. Kosova është Kosovë, ajo që e kemi shpall. Mbetet kështu”, tha ai.