Sëmuret Flamur Sefaj, mungon në raportim para komisionit

Aktuale

Sëmuret Flamur Sefaj, mungon në raportim para komisionit

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:19
Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj nuk ka shkuar sot në Komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme për të raportuar për zhvillimet e fundit në Inspektoratin e Policisë.

Mungesa e ministrit Sefaj u tha se ka ndodhur për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me ngjarjet në IPK deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka propozuar formimin e një grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoratin në mënyrë që të evidentojë ato parregullsitë që kanë dalë dhe  që rekomandimet që dalin nga grupi punues të rekomandohen për ndonjërën nga seancat.

Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit për Siguri theksoi se Inspektorati është mekanizëm shumë i rëndësishëm, mirëpo fatkeqësisht nga një punë e mirë që ka  bërë, ka rënë në një organizatë që ka filluar të merret me vetveten.

Ai tha se është kundër formimit të grupit punues për ta mbikëqyr situatën aktuale por në fazën pasuese sepse në këtë fazë mund të interferojnë meqë po zhvillohen edhe hetime.

Por deputeti Selimi ka dhënë arsyetimin pse duhet formuar grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit. Sipas tij Komisioni është organ mbikëqyrës dhe është në kompetencën e tij të formojë grupin punues. Edhe deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj tha se nuk pëlqen formimin e asnjë grupi pa qenë ministri në raportim së pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat