Isufi për rivotimin në Istog: Do t’i drejtohemi Supremes

Aktuale

Isufi për rivotimin në Istog: Do t’i drejtohemi Supremes

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 18:24
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se vendimi i PZAP për shkuarje në rivotim në Komunën e Istogut është i padrejtë.

“Është veprimi padrejtë sepse ka dalë  rezultati i zgjedhjeve po si duket dikujt po që AAK ka fituar shumë dhe duhet dënuar në një formë”, ka thënë Ahmeti.

“Do ta shqyrtojmë mundësinë për ankesë në Gjykatën Supreme”, ka shtuar ai.

Më tej Ahmeti ka thënë se nëse do të ketë një vendim negativ për ta nga Supremja, nuk e kanë problem shkuarjen përsëri në zgjedhje.

“Nuk i frikësohemi zgjedhjeve sepse shprehin vullnetin e qytetarëve të Istogut. Kjo mënyrë vetëm se e zgjatë procesin zgjedhor, por ne do të fitojmë përsëri në Istog”.

“Ne duam vendimin  Gjykatën Supreme për rezultatin që ka dalë, nëse është vendim i kundërt e respektojmë, pasi është vendim i institucionit”.

Isufi ka thënë se është folur për manipulime që janë bërë nga ta në Istog, por ka thënë se nuk kanë parë diçka zyrtare.

“Ne kemi parë manipulime dhe propagandë por jo qytetarë që kanë deklaruar diçka”.

“Nëse shkojmë në zgjedhje rezultati vetëm do të thellohet në favor të Gani Dreshajt. Ne më shumë kemi parë fjalë sesa dokumente të vërtetuara se ka pas keqpërdorim. Ka qenë propagandë sepse fitorja e thellë e Dreshajt i ka tronditur kundërshtarët politikë të tij”.

“Puna që ka ndodhë deri tash dhe ajo në të ardhmen do të tregojë se Istogu është i fituar nga Dreshaj”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat