Selimi: PAN e solli Kosovën në këtë pikë, që fjalën e fundit ta thotë Lista Serbe

Aktuale

Selimi: PAN e solli Kosovën në këtë pikë, që fjalën e fundit ta thotë Lista Serbe

Nga: Bota sot Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:23
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PAN e ka sjellë Kosovën dhe formimin e institucioneve në pritje të Listës Serbe, pasi edhe pse AKR iu bashkua PA-it, fjalën e fundit e thotë Lista Serbe, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

E tash? 
PAN-i e solli Kosoven dhe formimin e institucionetve te saj ne pritje (varesi) te Listes Serbe. 
PANI-i e mori AKR-ne, por e fundit po del te jete Lista Serbe qe do ta determinoje se a do te kete Kosova qeveri apo jo. E, ata kane kushte. 
Edhe sikur te kete qeveri te PAN-it, po dihet kush e ka fjalen e fundit - Lista Serbe.
Ne kete pike e sollen Kosoven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat