Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova krijon kolonë në Morinë

Aktuale

Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova krijon kolonë në Morinë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Në sezonin e verës, Shqipëria shndërrohet në destinacionin kryesor të pushuesve nga Kosova.

Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, ka pasur fluks të udhëtarëve nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë, ku kalohej në kolonë 1000 metra për 50 deri 60 minuta.

Në dy vendkalimet tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2 mimuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në Shqipëri këtë javë është parashikuar mot i nxehtë me temperatura që arrijnë deri në 41 gradë Celcius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat