Hyseni në SHBA merr përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale

Hyseni në SHBA merr përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 09:59
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë, ku ka filluar një varg takimesh të ndara me përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.

Sipas një njoftimi të MPB-së, në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

“Kryesisht bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator. Dje ministri Hyseni, i shoqëruar edhe nga Shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit, Fode Seck”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat