Zëdhënësi i Qeverisë: Ja si mund t'i ndalim provokimet e Serbisë

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Ja si mund t'i ndalim provokimet e Serbisë

Nga: A.Zh Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:20
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se ndërprerja e dialogut me Serbinë, sidomos tani, do të ishte posaçërisht e dëmshme për interesat e Kosovës.

Abdullahu në një shkrim në Facebok, ka thënë se provokimet e Serbisë mund të vazhdojnë, ndërsa mos heqja dorë nga dialogu, gjithsesi na bën më institucional dhe më të fortë, për t’i ndalur ato provokime duke e mbrojtur sovranitetin e vendit tonë më me efikasitet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Vazhdimi i dialogut forcon sovranitetin

Ta ndërprejmë dialogun me Serbinë njëanshëm dhe pa koordinim me Brukselin, sidomos tani, do të ishte posaçërisht e dëmshme për interesat e Kosovës . Kjo do ta eklipsonte jo pak agresivitetin e javëve të fundit të Serbisë, rrezikshmërinë e të cilës duhet ta kuptojnë të gjithë faktorët relevantë drejtë. Për më shumë kjo ndërprerje do t’i jepte një farë baze asaj për tu ankuar në BE dhe për të akuzuar se, ne po shtrijmë dorën por është Kosova ajo që cenon paqen dhe normalizimin.

Provokimet e Serbisë mund të vazhdojnë, ndërsa mos heqja dorë nga dialogu, gjithsesi na bën më institucional dhe më të fortë, për t’i ndalur ato provokime duke e mbrojtur sovranitetin e vendit tonë më me efikasitet./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat