Dodik: Katër komunat veriore të Kosovës duhet t'i bashkohen Serbisë

Aktuale

Dodik: Katër komunat veriore të Kosovës duhet t'i bashkohen Serbisë

Më: 7 janar 2017 Në ora: 19:05
Millorad Dodik

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në një intervistë për medat serbe, ka folur për dëshirën e tij për rritjen e territorit të Serbisë.

Në këtë intervistë, Dodik ka folur edhe për idenë e paraqitur në “Foreign Affairs” nga Timothy Less, i cili ka propozuar, ndër të tjera, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por që ka dalë me një propozim tjetër.

“Kosova është çështje e dhimbshme, por duhet të hapim atë dialog tek populli serb dhe të themi se katër komuna [shënim redaktorial: Mitrovica e veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani] duhet të mbesin brenda kushtetutës së Serbisë”, ka thënë Dodik.

I pyetur nëse janë vonuar në këtë çështje, Dodik ka thënë se nuk është vonë dhe se është një opsion real.

“Besoj se nuk jemi vonuar. Do të ishte njëfarë satisfaksioni. Përmes kësaj do të pushonte së jetuari ajo ndjenja tek serbët se jemi poshtëruar në gjithë këtë. Kjo, në fund të fundit, është reale, sepse ajo zonë është ku shumica shqiptare e ka të pamundur të qeveris, pavarësisht idealizimit që disa tentojnë ta shpërndajnë këtu në Serbi. Flas për tregimin e kthimit të Kosovës në kuptimin politik e territorial në Serbi”, ka theksuar Dodik në këtë intervistë.

Mes propozimeve, ai ka thënë gjithashtu se do ta përjetojë bashkimin e Republikës Serbe me Republikën e Serbisë, ndonëse ndoshta jo si funksioner.

“Nuk jam i sigurt nëse këtë do ta përjetoj si funksioner, por gjatë jetës sime ky konstalacion do të ekzistojë. Duhet pasur parasysh se po vije koha e riafirmimit të shteteve dhe ajo do ta përshpejtojë shpërbërjen e kësaj Bosnje e Hercegovine. BeH nuk mundet të riafirmohet, sepse asnjëherë nuk ka qenë e formuar mjaftueshëm për të ekzistuar dhe që ta dëshirojë masa kritike e njerëzve. Kush e do BeH-në? Ndoshta disa mijëra njerëz në Bashqarshi. Mjaft vuajtëm. Besoj se nuk duhet të vuajmë më”, ka deklaruar Dodik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat