AAK vazhdon të kundërshtojë demarkacionin

Aktuale

AAK vazhdon të kundërshtojë demarkacionin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:40
Bali Muharremaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për demarkacionin e kufirit të Kosovës më Malin e Zi.

Deputeti i kësaj partie, Bali Muharremaj ka thënë se AAK do ta kundërshtojë miratimin e demarkacionit në gjendjen e tanishme dhe se për një gjë të tillë, sipas tij koalicioni qeveritar nuk i ka votat.

“Me i pas votat do të kishte kaluar më 1 shtator. Por besoj që edhe më 1 shtator nuk i ka pas votat. Por edhe nëse janë mbas një jave ose mbas disa dite, unë besoj që nuk i ka votat për arsye që janë vetëdijesuar edhe qytetarët e Republikës së Kosovës me një përkrahje shumë të madhe që kanë për opozitës edhe deputetët e partive që janë në pushtet, PDK – LDK, që i falënderojmë, e kanë pa në fund që kjo nuk është e mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për arsye që humb Kosova 8-mijë hektarë. Nuk jemi të interesuar që të japim tokë për liberalizim të vizave”, tha Muharremaj në një interviste për transmetusin publik.

Ndryshe, partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e kanë kundërshtuar çdoherë demarkacionin e kufirit, edhe pse një gjë e tillë është vënë si kusht për liberalizimin e vizave, njofton KosovaPress. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat