Bisedimet, do të sjellin stabilitet për Kosovën

Aktuale

Bisedimet, do të sjellin stabilitet për Kosovën

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 20 shtator 2016 Në ora: 16:43
Hashim Thaçi

Dialogu Kosovë-Serbi,  alternativa e vetme drejt UE-së

Sipas studiuesit Ismail Tasholli, bisedimet e zhvilluara në Bruksel, shikuar në një afat më të gjatë, do të sjellin stabilitet për Kosovën. “Andaj, në asnjë rrethanë nuk mund të quajmë si të dështuar këtë projekt të ndihmuar dhe të shtyrë nga Brukseli”, ka thënë ai.

Shtetndërtimi i Kosovës, si shteti më i ri në kontinentin e Evropës, natyrisht i krijuar si rezultat i një plani të negociuar ndërkombëtar e që e njohim si Plani i Ahtisaarit, tetë vite pas shpalljes së pavarësisë dhe pesë vite pas fillimit të negociatave, vendi ynë ende nuk duket si një vend që i ka zgjidhur të gjitha problemet e saja të brendshme, madje as edhe ato të jashtme. Çështja e mosnjohjes së Kosovës, si shtet nga shumë shtete të ndryshme të botës dhe pamundësia e anëtarësimit (përjashto këtu FIFA dhe UEFA) në mekanizmat e organizmat e ndryshme ndërkombëtare, e kanë bërë këtë shtet që të vazhdoj të jetë ende i një lloji të veçantë, e që në marrëdhëniet ndërkombëtare njihet si sui generis.  Gjithashtu, çështja e pjesës së veriut të vendit, e cila nuk është nën juridiksionin e Republikës së Kosovës thuajse në të gjitha fushat e jetës dhe të mekanizmave të shtetit, paraqet një problem serioz politik por edhe në aspektin e sigurisë. Në këto, por edhe në shumë çështje tjera të hapura të vendit, faktor kryesor është roli dhe ndikimi jo-konstruktiv i Serbisë kundrejt Kosovës. Prandaj, për të zgjidhur këtë nyje të mosmarrëveshjeve, e cila jo vetëm që po dëmton Kosovën por po e lë tërë rajonin të tensionuar dhe peng në proceset integruese evropiane, ishte paraqitur nevoja thuajse imediatet të fillohen negociatat mes këtyre shteteve, në mënyrë që të gjetën zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, e veçanërisht për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat