Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence

Aktuale

Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 10:04
Tërmeti në Itali

Pas tërmetit në Itali, ambasada shqiptare atje, ka vënë në dispozicion numrin +39 3420498192, për të gjithë shqiptarët që mund të ndodhën në zonat e Italisë Qendrore.

Sipas një njoftimi për media, ky numër do të jetë aktiv 24 orë, transmeton KosovaPress.

“Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore. Ambasada qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat