Mustafa ka fjalë miradije për Thaçin

Aktuale

Mustafa ka fjalë miradije për Thaçin

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 19:58
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë fjalë miradije për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Bile, sipas kryeministrit, presidenti po e kryen punën e tij shumë mirë.

Këto komente i pari i ekzekutivit i bëri në konferencën e Qeverisë e cila po mbahet pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit shtetëror.

Mustafa tha ka thënë se “disa kanë menduar se shteti i Kosovës do të bie kur të zgjidhet Thaçi President, por tash po shihet se kurgjë nuk u bë”.

“Bile Hashimi po e kryen shumë mirë punën e Presidentit”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se disa që e kundërshtonin, tash po i thonë mirëmëngjesi e mirëdita, Thaçit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat