Gylen: Komision hetimor ndërkombëtar për grushtin e shtetit

Aktuale

Gylen: Komision hetimor ndërkombëtar për grushtin e shtetit

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 21:27
Fetullah Gylen

Kleriku mysliman Fetullah Gylen i akuzuar nga qeveria turke se qëndron prapa grushtit të shtetit, thotë se rastin duhet të hetojë një komision ndërkombëtar hetimor, rezultatet e të cilit është i gatshëm t’i pranojë.

Gylen thotë se do të pranonte çdo përfundim hetimor të këtij komisioni, edhe në qoftë se ai blihet nga qeveria turke. 

“Unë do të jem i kënaqur me çdo lloj përfundimi. Edhe sikur të kryhet prej një grupi njerëzish që do të jenë blerë dhe raporti do t’u jetë vënë para i gatshëm, i lënë veçse për t’u nënshkruar…”.

Gylen thotë se gjithkush që nuk është dakord me qeverinë e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi, cilësohet si forcë “paralele”, duke shtuar se “Erdogani ka alergji ndaj kujtdo që nuk i përulet”.

 Duke sjellë në kujtesë deklaratën e Presidentit Erdogan se “grushti i shtetit ka ardhur si një mirësi e Zotit”, Gylen ndan shqetësimin për të këtë artikulim të qeverisë.

“E thanë vetë: Na u lehtësua puna. Sido që të jetë, tani mund të përjashtojmë kë të duam me lehtësinë më të madhe. Nuk ka nevojë t’i pyesim më, as Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, as komandantët e Forcave të Armatosura”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat