Bayerni vëzhgon nga afër Hysajn

Sporti

Bayerni vëzhgon nga afër Hysajn

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:36
Elseid Hysajn

Mbrojtësi shqiptar do të jetë nën mbikëqyrje nga zyrtarët e klubit bavarez. Bayern Munich është futur në garë për Elseid Hysajn, i cili pëlqehet edhe nga klubet angleze, Chelsea dhe Arsenal.

Siç raporton faqja që merret me transferimet e futbollistëve, Tuttomercatoweb, disa emisarë të kampionëve të freskët të Gjermanisë, këtë të diele do të jenë në
Juventus Stadium, për të ndjekur gjatë superndeshjes së javës në Itali, pikërisht Juventus- Napoli, nga pranë paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare,transmeton KosovaPress.

Hysaj është një prej lojtarëve kryesorë të Napolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, dhe gjithmonë sipas mediave italiane, vlerësimi që i bën klubi i Aurelio De
Laurentis, kartonit të 24 vjecarit nga Shkodra është 50 milionë euro.

Bayerni është në kërkim të zëvendësuesit të Rafinhas i cili pritet të lërë Munihun në fund të stinorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat