Van Dijk pas humbjes ndaj Evertonit: Duhet të vazhdojmë të luftojmë

Futboll

Van Dijk pas humbjes ndaj Evertonit: Duhet të vazhdojmë të luftojmë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 17:42
Van Dijk

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp dështoi në derbin e “Merseyside” ndaj Everton teksa u mposht në “Goodison Park” me rezultatin 2-0. Një disfatë që “gjigantëve” të futbollit anglez iu “djeg” shumë pasi i zvogëlon jashtë mase shanset e Liverpool për të synuar titullin e Premier League.

Pas kësaj humbje, edhe kapiteni “tulipan”,  Virgil Van Dijk nuk është kursyer me kritikat drejtuar shokëve të skuadrës me holandezin që u shpreh se skuadra nuk bëri maksimumin në fushë, teksa shtoi se skuadra duhet të vazhdojë të luftojë deri në fund nëse dëshiron të shpallet kampione.

“Jemi shumë të zhgënjyer, mendoj se secili nga ne duhet të shohë më mirë se çfarë bëri në fushë.

Duhet të bëjmë pyetjen nëse vërtet treguam maksimumin në fushë dhe nëse vërtet e duam titullin kampion.

Nuk mund të lejojmë që ky sezon të përfundojë në këtë mënyrë.

Duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse ka ende ndeshje, por nëse luajmë si ndaj Everton atëherë nuk kemi asnjë shans për titullin.

Në ndeshje të tilla, minimumi që duhet të bëjmë është të luftojmë. Ne na mungoi kjo, duhet ta shohim veten në pasqyrë dhe të reflektojmë. Kjo është e papranueshme”,- u shpreh Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat