Tifozët e Romës nuk e “kursejnë” Abraham

Futboll

Tifozët e Romës nuk e “kursejnë” Abraham

Më: 4 maj 2024 Në ora: 17:25
Pamje nga një ndeshje

Jo vetëm Rick Karsdorp, pas gjysëmfinales së parë të Europa League të humbur 2-0 përballë Bayer Leverkusen, në shënjestër të disa tifozëve të Romës ka përfunduar dhe Tammy Abraham.

Reagimi në rrjetet sociale ka ardhur pas gabimit të bujshëm të sulmuesit anglez në fund të takimit të luajtur në Olimpico kundër skuadrës gjermane, kur me portën bosh, çoi topin sipër traversës duke shpërdoruar një gol të bërë që me siguri do t’ju kishte dhënë më shumë shanse djemve të De Rossit në ndeshjen e kthimit.

Gjithsesi përveç kritikave normale në rrjetet sociale Abraham është përballur dhe me personazhe që nuk e kanë idenë e një tifoje normale të cilët në rrjetet sociale e kanë ofenduar sulmuesin me fyerje raciste si “majmun” apo fraza përtej çdo kufiri, si “vdeksh”.

Nuk kanë munguar as kërcënimet apo frazat e paperceptueshme ndaj bashkëshortes së futbollistit Leah dhe djalit të tij të vogël.

Një sulm i vërtetë që ka detyruar ish-sulmuesin e Chelseat të heqë opsionin e komentit në postimet e tij në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat