Tirana e tronditur nga eliminimi në Kupë

Futboll

Tirana e tronditur nga eliminimi në Kupë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 16:30
Pamje nga një ndeshje

Tirana ka dalë nga Kupa e Shqipërisë dhe objektivi i saj i vetëm është “Final 4”.

Skuadra ka përballë Partizanin në ndeshjen e javës 33-të të kampionatit. Bardheblutë janë të plotë dhe nuk kanë asnjë mungesë.

Po kështu, edhe për sa i përket kartonëve, skuadra nuk vuan. Për sfidën me Laçin rrezikojnë Abazaj, Lushkja dhe Lulaj, të cilët janë me nga tre kartonë të verdhë.

Bardheblutë nuk fitojnë një derbi në këtë sezon. Tri sfidat e para janë mbyllur dy me fitoren e të kuqve dhe një në barazim.

Për Tiranën qëllimi kryesor është vendi i katërt. Përveç Partizanit, Tirana do të luajë me Laçin, Vllazninë dhe Egnatian. Trajneri Fagu bëri rrotacion, duke lënë në stol Abazajn dhe Latifin, të cilët priten të jenë titullarë me Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat