Gati për Realin në Champions

Futboll

Gati për Realin në Champions

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:04
Leroi Sane

Leroi Sane po përjeton një nga sezonet më të vështirë në bazë të problemeve fizike.

Edhe pse e nisi me këmbën e mbarë ciklin 2023-2024 te Bajerni, aty ku vendosi edhe statistikat mbresëlënëse në javët e para, duket se e ka humbur shkëlqimin.

Takimi me Arsenalin vuri në dukej aftësitë e jashtëzakonshme të Leroit, i aftë për t’i prishur strukturën e prapavijës “topçinjëve”. U tha fillimisht se Sane rrezikonte në duelin ndaj Realit, i planifikuar të zhvillohet në datën 30 prill, por në bazë të raportimeve nga “Bild”, ai do të mungojë vetëm në takimin ndaj Frankfurtit. Gjithsesi nuk pritet të marrë minuta të plota në gjysmëfinale e parë të Ligës së Kampionëve.

Enigma e vetme konsiston nëse do e nis titullar, apo do integrohet si zëvendësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat