Kukësi goditje për të ardhmen, vjen Zylyftari

Sporti

Kukësi goditje për të ardhmen, vjen Zylyftari

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 00:13
ilustrim

Suksesi i merituar në Superkupën e Shqipërisë përballë Skënderbeut, skuadrës kampione në fuqi të vendit, ka rritur ambiciet dhe entuziazmin në kampin kuksian për fitiminin e titullit kampion. Levizjet në merkaton e verës, ku spikat firma me Pero Pejicin kanë rezultuar të goditura, por në të njëjtën kohë drejtuesit e skuadrës por mendojnë edhe për të ardhmen, duke afruar lojtarë të perspektivës.

Kështu në faqen zyrtare të klubit njoftohet nënshkrimi me mesfshorin 20-vjecar Franc Zylyftari, i aktivizuar gjatë sezonit të fundit me Turbinën në Kategorinë e Parë.

Gjithsesi në ditët e fundit të merkatos mund të ketë  ndonjë gditje të fundit me lojtarë që luajnë kryesisht në mesfushë ose mbrjtje, pais reparti i avancuar është i mbipopulluar.

Kukësi e nis kampionatin e statusin e pretendentit, pais kuotat e skuadrës vereilindore u rritën ndjeshëm pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat