Phelps: Nuk do të garoj më në këto nivele

Sporti

Phelps: Nuk do të garoj më në këto nivele

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 15:36
Michael Phelps

Pasi fitoi medaljen e 23-të të artë në karrierrë, notari Michael Phelps lajmëroi tërheqen përfundimtare nga garat e notit. Ndryshe nga deklarata e tij e dhënë pas Lojërave Olimpike të Londrës, këtë herë nuk do të ketë kthim pas. “Pas Londër 2012 kisha premtuar se nuk do të kthehesha, por nuk e mbajta fjalën. Këtë herë vendimi im është përfundimtar. Nuk do të garoj më në këto nivele.” është shprehur 31-vjeçari në një viedo të postuar në adresën e tij në Facebook. Karriera Michael Phelps është thjesht e pabesueshme. Ai është sportisti që ka fituar më shumë medalje në historinë e lojërave olimpike. 23 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi, në total 28. Nëse do të ishte një shtet më vete, Phelps do të kishte më shumë medlaje sesa Argjentina, Xhamaika apo Irani. Medaljet e para të pehskaqenit nga Baltimora erdhë në Olimpidën e Athinës në vitin 2004, teksa fitoi 6 ari dhe dy bronzi. Katër vite më pas në “Pekin 2008”, arriti rekordin me 8 të arta në një olimpiadë, duke thyer legjendën e notit amerikan Mark Spitz, që në “Mynih 1972” kishte fituar 7 medalje ari. Në “Londër 2012” Phelps fitoi katër medalje ari dhe dy argjendi, ndërsa në “Rio 2016” 5 medalje ari dhe 1 argjendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat