Çifti mbretëror shqiptar përgatit ftesat e martesës

Shqipëria

Çifti mbretëror shqiptar përgatit ftesat e martesës

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 14:27
Martesë mbretërore shqiptare

TIRANE : Princ Leka II është njoftuar më parë se do të kurorëzojë lidhjen e tij disa vjeçare me Elia Zaharia me martesë që do të zhvillohet në datën 8 tetor 2016, në Tiranë.
Lajmi e ka bërë të ditur nga Oborri Mbretëror Shqiptar, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore, ku thuhej:
“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!”, thuhej në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.

Ndërkohë, që kan nisur përgatitjet për dasmën mbretërore, natyrishtë, që dasmat shqiptare nisin së pari me ftesat e të ftuarve - miqve. Simbas, faqes zyrtare të Naltësisë së Tij Princ Leka II , duket se artisti, që po përgatit ftesat në përngjasim me kaligrafinë e të parvë të tij, për fetsat, është piktori i mirënjohur Avni Delvina, pinjolli i një familje me tradita mbretërore, nipi i atyre, që shërbyen në administratën mbretërore shqiptare në atë kohë, pikërisht ish Ministrit të Drejtësisë z. Hiqmet Delvina, njeriut që firmosi më datën 27 prill 1938, martesën e Çifti Mbretëror Shqipëtarë.
Madje, siç shkruan edhe vetë Princ Leka II :”Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi…” sepse, ka qenë paraardhësi i tij i nderuar, z. Hiqmet Delvina, asokohe Ministër Drejtësie, para të cilit Çifti Mbretëror, ai që kishte firmos aktin e martesës.”
Çka shihet edhe në një fotografi që edhe ne kemi pasur fatin për t’a parë nga fotoalbumi historik i Familjes Mbretërore Shqiptare.
Dje, Princ Leka II - ka postuar një set fotografishë - në statusin e tij zyrtar në Facebook, ku ai u drejtohet miqëve të tij me një mesazh :” Të dashur miq! thotë Princi, dëshiroj të ndaj me ju disa fotografi të marra gjatë plotësimit të ftesave nga artisti i mirënjohur z. Avni Delvina. Ku, përveç se punës së tij si piktor dhe grafist, këtë here ai me mjeshtëri të veçantë po përkushtohet në kaligrafinë e emrave të ftuarve. Por, ajo që e bën akoma më të veçantë dhe simbolik këtë moment kaq të bukur të përgatitjeve, është historia që i lidh dy familjet tona.” ka shkruar Princi Leka.
 Ai më tej sqaron se në foton e dasmës së gjyshërve të mi, Mbretit dhe Mbretëreshës, është pikërisht paraardhësi i tij i nderuar, z. Hiqmet Delvina, asokohe ministër drejtësie, para të cilit Çifti Mbretëror firmos aktin e martesës. - Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi...Ju uroj një fundjave të mbarë!

Kurse, artisti i mirenjohur Avni Delvina i është përgjigjur në të njëjtin status duke e faleminderuar Lartësin e Tij Princin Leka :” Ju falenderoj Lartësi! shkruan ai, një kujtim i veçantë duke shkruar ftesat e martësës suaj me Znj. Elia Zaharia. Një martesë ku do të marrin pjesë përfaqësues nga shumë familje të njohura europiane e më tej...sigurisht dhe një imazh shumë pozitiv për Shqipërinë tonë të dashur....Me shumë simpati ndaj jush dhe historisë që nga gjyshi Avni Delvina, Hiqmet Delvina, Zenel Prodani, etj”

Më 10 janar 1938 kontesha Geraldinë dha përgjigjen e saj dhe pranoi të bëhej bashkëshortja e Mbretit Zog dhe njëkohësisht Mbretëresha e parë e shqiptarëve në kohë moderne. Mbreti i paraqiti asaj një dokument i cili i jepte titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Më 30 janar 1938 Oborri Mbretëror shqiptar shpalli zyrtarisht fejesën e Mbretit Zog me konteshën hungareze Geraldinë. Të nesërmen e kësaj dite Parlamenti shqiptar miratoi pa asnjë kundërshtim fejesën mbretërore. Ky vendim i Parlamentit u kumtua me breshëri të shtënash topi. Pas shpalljes së vendimit, drejt Pallatit Mbretëror nisen përfaqësues të qeverisë, parlamentit, pushtetit lokal, etj.
Ndër të parët që uruan në atë kohë Mbretin Zog për këtë fejesë, në emër të Presidentit Amerikan Ruzvelt, ishte ministri Amerikan në Tiranë Hug Grand, kënaqësia e të cilit ishte edhe më e madhe pasi Mbretëresha e ardhshme kishte nënën amerikane. Urime të posaçme dërguan edhe mbretërit e Anglisë, Italisë, Norvegjisë, Egjiptit, Suedisë,etj.
Ajo nuk u largua nga Shqipëria para ditës së dasmës dhe gjatë kësaj kohe kontesha Geraldinë pati mundësi të njihte më mirë vendin dhe zakonet shqiptare. Në vizitat që bëri në zona të ndryshme të Shqipërisë ajo u njoh me shumë tradita shqiptare që për të ndonjëherë ishin edhe të cuditshme
Martesa Mbre-tërore u fiksua për datën 27 prill 1938, sepse kjo datë korrespondonte me martesën e Skënderbeut me Donikën në vitin 1451 në Berat. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat