Haradinaj fton deputetët mos ta votojnë Demarkacionin

Aktuale

Haradinaj fton deputetët mos ta votojnë Demarkacionin

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 14:23
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka apeluar te deputetët e Kuvendit që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi, sipas versionit të Komisionit Shtetëror, i udhëhequr nga Murat Meha.

Haradinaj është deklaruar se Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike dhe se votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon përcaktim ton dhe e kthen respektin e fqinjëve e partnerëve të Kosovës.

Videopostimi i Haradinajt në facebook:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat