Zbulohet “Skenari” i Kadri Veselit, ja si po planifikon të zgjidhet kryeministër ish kreu i SHIK-ut

Aktuale

Zbulohet “Skenari” i Kadri Veselit, ja si po planifikon të zgjidhet kryeministër ish kreu i SHIK-ut

Nga: P.Rudi Më: 17 qershor 2016 Në ora: 21:01
Kadri Veseli

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, e cila është nënshkruar, ende nuk është sjellur për ratifikim në kuvend. Kjo vones apo zvarritje si duket ka një prapavijë. Pasi që deputetët e opozitës vazhdimisht kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe kanë bërë thirrje që ajo nuk duhet të ratifikohet, pasi që sipas tyre Kosova me këtë marrëveshje humbë territor të saj. Kohëve te fundit këtyre deklarimeve i janë bashkuar edhe deputetët nga pozita. Ishte shefi i grupit parlamentar, Adem Grabovci i cili në një nga emisionet televizive në Kosovë, tha se historikisht kufiri ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashte kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, kishe deklaruar Grabovci.

Por analistët, këtë e shohin si një plan, i cili është planifikuar nga ish kreu i SHIK-ut, tani kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Sipas tyre qëllimi kryesor i Kadri Veselit dhe Hashim Thacit ka qenë që një ditë ata të dy të jenë në pozicionet kryesore udhëheqëse të vendit.

Analisti Gazemend Islami, për gazetën Bota sot, thekson se koka e partisë demokratike dhe SHIK-ut ose lidhja e tyre dhe struktura te errëta pasluftës kanë qenë Thaçi dhe Veseli dhe vazhdimisht qëllimi i tyre ka qenë që një ditë të arrijnë majën e Ajsbergut, pra që njëri të jetë president e njëri kryeministër.

“Koka e partisë demokratike dhe SHIK-ut ose lidhja e tyre dhe struktura te errëta pasluftës kanë qenë Thaçi dhe Veseli dhe vazhdimisht qëllimi i tyre ka qenë që një ditë të arrijnë majën e Ajsbergut, pra që njëri të jetë president e njëri kryeministër. Kjo lojë politike zakonisht luhet që nga viti 2008, kur edhe kanë filluar strukturat e SHIK-ut të depërtojnë brenda institucioneve të vendit legalisht, pasi që ilegalisht ato kanë qene gjithmonë prezente duke kontrolluar gjyqësinë, prokurorinë e policinë”, thekson Islami.

Sipas Islamit, e keqja e madhe është se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë një lojë tepër të rrezikshme, duke hedhur poshtë traditën e saj si subjekt i djathtë dhe si një subjekt shtet formues.

“Duke ngritur dorën lartë dhe duke prurë njeriun më të dyshimtë për krimet politikë e ekonomike dhe strukturave të tyre, Kadri Veselin në krye te Partisë Demokratike të Kosovës, dhe në krye te kuvendit të Kosovës. Mirëpo qëllimet dhe prapaskenat e tij do të jenë, që shumë shpejt ai do të prishë koalicionin me LDK-në, tash ka në dorë dy armë shumë të fuqishme, demarkacionin me malin e zi, dhe asociacionin e komunave serbe”, thekson më tej Islami për Bota sot.

Sipas tij Veseli, këto dy marrëveshje do t’i përdorë për të ardhur deri të prishja e koalicionit.

“Këto do ti përdorë Veseli për të ardhur deri të prishja e koalicionit ku me këtë do të fitojë edhe popillaritet duke u thirrur edhe në vlerat dhe mos shkeljen e lidhjeve te Kosovës dhe ta hudhë topin dhe fajin te Lidhja Demokratike e Kosovës, gjegjësisht tek kryeministri i vendit. Dhe në këtë rast nëse vije tek zgjedhjet e jashtëzakonshme atëherë pësimin do ta ketë LDK-ja, e cila për një ri ngritje te vërtete duhet të sjellë njerëz që kanë vizion që e ka pasur Ibrahim Rugova, pra pësimin më të madh do ta ketë LDK-ja nëse vazhdon që të përkrahë politikat e Kadri Veselit dhe strukturave të tij të cilat janë të rrezikshme për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi”.

Po i të njëjtit mendim është edhe Faik Krasniqi, analist dhe publicist nga Prishtina.

“Plani i PDK-së ka qenë prej fillimit, që pasi Hashim Thaçi të zgjidhet president dhe Kadri Veseli edhe zyrtarisht ta marrë timonin e partisë, pas disa muajsh ta prishin koalicionin me LDK-në dhe ta hedhin në koshin e historisë. Duke i ditur ambiciet politike të Kadri Veselit, ai padyshim që synon të bëhet kryeministër, dhe qëllimi i tij është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, me arsyetimin e krizës së rëndë politike që po mbretëron tash e më shumë se 10 muaj në Kosovë”, thotë Krasniqi për gazetën Bota sot.

Sipas tij, që nga fillimi ky koalicion s’ka qenë stabil prej fillimit, duke parë që kohëve të fundit në kuvend është dëshmuar qëndrueshmëria e tij, pasi që pavarësisht se nuk do të duhej të kishte problem votimin e çdo ligji pasi ka 87 deputetë, në mungesë të votave dhe kuorumit, dështoi që t’i votoi disa ligje. Ai më tej thotë se sprova me e madhe e këtij koalicioni do të jete votimi i demarkacionit.

“Sprova më e madhe e këtij koalicioni, do të jetë votimi i demarkacionit dhe ka mundësi të mos votohet fare, meqë shumë deputetë nga të dyja partitë e koalicionit, janë deklaruar se nuk do ta votojnë demarkacionin, pasi me atë marrëveshje Kosova rrezikon t'i humbas 8200 hektarë. Meqë votimi për demarkacion do të dështoj, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë të pashmangshme”, thotë Krasniqi.

Ndërsa sa i përket prishjes së koalicionit me LDK-në nga ana e Kadri Veslit, ai thotë se ky koalicion i panatyrshme, mes dy partive që deri dje urreheshin mes tyre, nuk mund t'i sjellin asnjë dobi as qytetarëve e as shtetit të Kosovës.

“Nuk do ta quaja tradhëti prishjen e koalicionit, sepse ky koalicion i panatyrshme, mes dy partive që deri dje urreheshin mes tyre, nuk mund t'i sjellin asnjë dobi as qytetarëve e as shtetit të Kosovës, por vetëm njerëzve të caktuar të politikës dhe bizneseve të pista, që janë të lidhura ngushtë me ta! Të gjithë e dimë se ky koalicion është bërë për interesa të ngushta të individëve të caktuar, e sidomos për interesa të Isa Mustafës dhe klanit të tij, të cilët edhe pse ishin ‘’zotuar’’ që kurrë më koalicion me PDK-në, prapë se prapë shkuan në prehrin e SHIK-ut. Prandaj, cilado parti edhe në të ardhmen futet në koalicion me PDK-në, do ta pësojë sikurse LDK-ja. Kurdo që të mbahen zgjedhjet humbësja më e madhe do të jetë LDK-ja, nëse kjo parti futet në zgjedhje me Isa Mustafën kryetar dhe gardën e vjetër, të cilët janë fajtorët kryesorë për katandisjen e LDK-së, sepse elektorati rugovian do t'i ndëshkojë keq për tradhtinë e bërë”, thekson në fund Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat