A e shton kafeja rrezikun e kancerit? OBSH-ja jep përgjigjen

Shëndetësia

A e shton kafeja rrezikun e kancerit? OBSH-ja jep përgjigjen

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 20:57
Ilustrim

Kafeja është padyshim pija më e konsumuar në botë. Njëzet ekspertë ndërkombëtarë kanë hequr çdo dyshim për ndikimet që mund të ketë ajo në shfaqjen e kancerit. IARC, agjencia e OBSH-së që merret me kërkimet mbi kancerin, ka arritur në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje mes kancerit dhe kafesë.

Në vitin 1991, kafeja ishte vlerësuar si potencialisht kancerogjene dhe shpesh janë hedhur hipoteza të lidhjes së saj me kancerin e fshikëzës së urinës.

Por studiuesit e kanë hedhur poshtë përfundimisht këtë pretendim. Megjithatë, ata thonë se pijet shumë të nxehta mund të ndikojnë në shfaqjen e kancerit të ezofagut. Për të arritur në përfundimin e mësipërm, studiuesit kanë analizuar të dhëna të mbledhura nga 500 studime të mëparshme.  Ekspertët këshillojnë që personat e shëndetshëm mund të konsumojnë në ditë 3-4 filxhanë kafe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat