Arrestohet gruaja nga Pakistani që dogji vajzën e saj

Azia

Arrestohet gruaja nga Pakistani që dogji vajzën e saj

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Policia në Pakistan ka arrestuar gruan e cila u raportua se ka djegur vajzën e saj në qytetin e Lahores, për arsye se vajza ishte martuar me një djalë pa lejen e familjes së saj.

Policia ka raportuar se trupi i Zeenat Raqifit ka treguar shenja torture. Ajo është lidhur për shtrati, është vajosur dhe i është vënë zjarri.

Ky është rasti i tretë i njëjtë në Pakistan i sulmeve ndaj grave që shkojnë kundër rregullave konservative.

Javën e kaluar një mësuese shkolle e quajtur Maria Sadaqat ishte djegur afër Islamabadit pasi kishte propozuar një propozim martese.

Ajo kishte vdekur si pasojë e lëndimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat