Shatri: Jemi mësuar të luajmë në finale

Sporti

Shatri: Jemi mësuar të luajmë në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:23

Penza e Pejës ka pritur se të mërkurën që e lamë do ta festojnë titullin e kampionit në kryeqytet, por ashtu nuk iu doli, pasi që pësoi humbje me rezultat 71:62 nga Prishtina, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll (femrat). Kryeqytetaset shënuan fitore me rezultat 71:62, duke iu revanshuar për humbje pejaneve. Këto ekipe në seri të fitoreve barazohen me rezultat 1:1 dhe gjithçka ka mbetur të përcaktohet në Pejë se cila nga ekipet do të stoliset me titullin e kampionit. Prishtina pretendon se ia ka marrë zemrën pejaneve dhe mezi e presin finalen e tretë. Fidan Shatri, trajner i Prishtinës, tha se ka pritur fitore, duke u bazuar në kualitetin që ka të basketbollisteve. “Normal që kam pritur fitore pasi kemi luajtur në shtëpi. Kemi qenë maksimalisht të përqendruar në lojë, pasi që një humbje eventuale do ta përfundonte...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat