Shqiptari në listën e ngushtë të Barcelonës

Sporti

Shqiptari në listën e ngushtë të Barcelonës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:29

Elseid Hysaj me paraqitjet e tija fenomenale në fanellën e Napolit ka bindë që të mendoj për të edhe kampionin në fuqi të Evropës dhe spanjoll, Barcelonën. “Sport.Es” ka bërë një listë shumë interesante dhe ka futur edhe mbrojtësin shqiptar si zëvendësues të mundshëm të Daniel Alvesit. “Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me Napolin. Ka aftësi të pabesueshme, është i fortë fizikisht, por i mirë edhe në sulm. Hysaj ka kapacitetin për të zëvendësuar Alvesin”, shkruan “Sport.es”. Në listën e ngushtë janë: Wendell, Hector Bellerin, Fabinho, Lucas Digne, Matthias Ginter, Theo Hernandez, Almamy Toure, Raphael Guerreiro, Elseid Hysaj dhe Jonny Castro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat