Fitojnë Napoli dhe Roma

Sporti

Fitojnë Napoli dhe Roma

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:47

Napoli ruajti vendin e dytë në renditje pasi fitoi 2-1 në San Paolo ndaj Atalantës, falë dy golave të argjentinasit Higuain që u konfirmua si lideri i sulmit të jugorëve duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme ekipit në këtë fundkampionati. Një gol në minutën e 10-të dhe një tjetër në të 77-tën ishin të mjaftueshëm për Napolin për të marrë 3 pikët në shtëpi, në një ndeshje që e dominoi dhe që gjithashtu e fitoi me meritë përballë një Atalante që e kishte sigurar prej javësh qëndrimin. Në fushë ishte dhe një derbi shqiptarësh, me Xhimshitin që debutoi në Serinë A me Atalantën duke patur si rival mbrojtësin tjetër të kombëtares Elseid Hysaj. Gjithsesi ky i fundit doli fitimtarë, pavarësisht se Albiol në minutën e fundit i dhuroi dhe një gol bergmaskëve.

Roma fitoi një ndeshje të cmendur përballë Genoa-s me përmbysje nga ana e të dyja skudrave, ku 3 pikëshi në fund shkoi për verdhekuqtë që fituan 2-3 falë një goli të El Sharawyt. Sfida në fakt kishte nisur që në fillim vrullshëm me Romën, që shënoi golin e parë falë Salah, ndërsa Genoa barazoi 7 minuta më pas me Laxalt. Rastet e humbura në pjesën e parë verdhekuqtë duket se i paguan në të 6t-tën kur Pavoleti realizoi golin e 2-1 për vendasit. Megjithatë, Totti që po përjeton një fundsezoni të mrekullueshëm arriti të barazojë rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit përpara se El Sharaëy të shënonte dhe të tretin duke i dhënë Romës fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat