Gladbahu i prish festën Bayernit, Dortmundi "manita"

Sporti

Gladbahu i prish festën Bayernit, Dortmundi "manita"

Më: 30 prill 2016 Në ora: 17:33

Borussia Monchengladbach i prish festën Bayernit. Kur dukej se titulli ishte i siguruar, skuadra e Granit Xhakës i ka rrëmbyer një barazim 1-1, duke mbetur në garë për një vend në Champions League.

Trajneri Guardiola përdori sërish rotacion për shkak të ndeshjes së Championsit ndaj Atletico, gjithsesi Thomas Muller zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të. Goli i brazimit për miqtë u shënua nga Han në pjesën e dytë.

Bayerni është në kuotën e 82 pikë, 4 më shumë se Dortmundi 2 javë para fundit.

Verdhezinjtë nga ana tjetër ka arritur një fitore spektakolare 5-1 ndaj Wolfsburgut. Aubameyang ishte protagonistë si gjithmonë duke shënuar dy gola për dy minuta në të 77-n dhe 78-n. Ndërkohë golat e tjerë u realizuan nga Kagawa, Adrian Ramos dhe Reus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat