Suarez: Ja pse MSN po shkelë kundërshtarët

Sporti

Suarez: Ja pse MSN po shkelë kundërshtarët

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:48

Luis Suarez ka zbuluar sekretin e suksesit të treshes sulmues te Barcelonës – Messi, Neymar, Suarez.

Treshja e Barcelonës, Leo Messi, Neymar dhe Luis Suarez janë duke shkëlqyer këtë sezon. Kjo treshe ka realizuar 87 gola në 29 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Sulmuesi uruguaian tregon se nuk ka asnjë xhelozi mes tyre, dhe për këtë sulmi po funksionojnë qysh është më së miri.

"Ne e kuptojmë se Leo është më i mirë, dhe ne luajmë që Barcelona të fitojë trofe. Nuk ka zili mes nesh”, ka deklaruar Suarez.

"Ka pasur raste në të kaluarën, ku disa lojtarë kanë luftuar mes vete dhe ka pasur zili, dhe ekipi ka vuajtur për shkak të tyre. Kjo nuk do të ndodhë tani”, ka deklarua ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat