A ka besnikëri?

Sporti

A ka besnikëri?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 12:12

Mauro Icardi i premton besnikëri Interit. Sulmuesi argjentinas edhe pse kërkohet nga shumë klube të njohura europiane, në një intervistë për mediat italiane e bëri mëse të qartë se dëshiron të qëndrojë gjatë te klubi zikaltër.

Pas pak ditësh ai do të mbushë 23-vjec por edhe pse është ende shumë i ri, Icardi prej disa muajsh mban në krah shirtin e kapitenit te Interi, një sinjal mëse i qartë ky se klubi beson shumë te aftësitë e bomberit amerikano-jugor.

Ish lojtari i Barcelonës dhe Sampdorias pëlqehet nga Manchester United, pasi bën pjesë në planet e trajnerit të ri të "Djajve të Kuq" që me shumë mundësi do të jetë portugezi Jose Mourinho.

Gjithsesi objektivi parësor i 22-vjecarit për të ardhmen është të fitojë me Interin.

"Dua të qëndroj te Interi. Jam i lumtur këtu dhe dëshiroj të fitojë dicka me këtë klub. Manchester United? Ata nuk do të jenë as skuadra e parë dhe as e fundit që unë do të refuzoj. Ndihem shkëlqyer në Milano dhe vëmendja ime është e gjitha te Interi. Duam të kualifikohemi në Champions League dhe jam i bindur se do ta arrimë këtë objektiv", tha Icardi.

Sëfundmi në media të ndryshme është folur për një raport jo të mirë të 22-vjecarit argjentinas me trajnerin Roberto Mancini pasi ky i fundit pret më shumë nga Icardi.

Megjithatë vetë Muarito e mohon dicka të tillë ndërkohë që flet edhe për marrëdhëniet e tij me sulmuesin malazez Stevan Jovetic.

"Me Mancinin kam një raport të shkëlqyer. Në fillim të sezonit më ka kërkuar që të shënoj 15 deri në 20 gola. Është mëse normale që trajneri të ketë kërkesa të tilla kundrejt meje pasi mbi të gjitha më motivon. Asnjëherë nuk kam patur probleme me të madje edhe kur jam ulur në stol. Jovetic? Edhe me të kam një raport shumë të mirë, ndoshta kemi mënyra të ndryshme të luajturit nga njëri-tjetri por jam i bindur se do të rritemi me kalimin e muajve", shprehet argjentinasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat