Gjiganti anglez i vihet pas Diarras

Sporti

Gjiganti anglez i vihet pas Diarras

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:22

Manchester United janë duke kërkuar me ngulm që në Old Trafford ta sjellin futbollistin e Marseille, Lassana Diarra, shkruan L’Equipe.

Raportet tregojnë për një monitorim të ish-futbollistit të Arsenali e Chelseas, për të cilin Djajtë e Kuq po konsiderojnë një transferim.

Diarra ka impresionuar me paraqitjet e tij prej rikthimit në Ligue 1, kjo ka bërë që ai të thirret nga kombëtarja, ku për pesë vite nuk ka pasur vend.

Mesfushori i cili ka shpenzuar katër vite në Real Madrid është votuar si lojtari më i mirë i muajit shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat