Shehu: Humbja në Tivar nuk është fundi i botës!

Sporti

Shehu: Humbja në Tivar nuk është fundi i botës!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:43

Në dy ndeshjet e para dy humbje për Bashkimin nga Prizreni në grupin C të rrethit të dytë të garave në Sigal Uniqa Liga Ballkanike. Prizrenasit pas humbjes në Tivar me rezultat 78:63 nga Mornari, tani tërë vëmendjen e kanë te ballafaqimi i të premtes (nesër) ku do të ndeshen me Sigal Prishtinën, në takimin e gjysmëfinales së IPKO Kupës së Kosovës. Në Tivar nuk luajtën dobët, patën disa momente të mira, por në disa raste bënë disa gabime që i shfrytëzuan vendasit.

Basketbollisti i talentuar i Bashkimit, Andi Shehu, dëshmoi lojë të mirë në Tivar dhe ishte më efikasi me 15 pikë. Ai e pranon se humbja ndodhi si rrjedhojë që iu ra koncentrimi në dy çerekët e fundit. “Mornari ishte në shtëpi dhe kishte një përparësi, gjithë e dinim se ishte favoritë po marrë parasysh se ne ishim më të motivuar se ata, por ne humbëm koncentrimin në dy çerekët e fundit, të cilën Mornari e shfrytëzoi dhe na mposhtën.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat