Suada Jashari i shënon turqve

Sporti

Suada Jashari i shënon turqve

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:29

Në stadiumin “Mustafa Pasha” në Antalya, skuadra e Kosovës nga Prishtina (femrat), zhvilloi ndeshjen e parë kundër “Antalyaspor” në kuadër të turneut të saj në Antalya. Vashat e Kosovës së Prishtinës dhanë maksimumin në miqësore dhe barazuan me rezultat 1:1 me ekipin turk, Antalya. Futbollistet e Kosovës ishin mjaft të kujdesshme në repartin e mbrojtjes, ndërsa në anën tjetër vetëm pak minuta i ndanë nga fitorja. Futbollistja me përvojë, Suada Jashari, realizoi në minutën e 36-të për epërsinë e ekipit të saj, por në minutën e 78-të rivalet barazuan rezultatin. Mbi të gjitha ishte një ndeshje e mirë për vashat prishtinase që po përgatiten për pjesën e dytë të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat