Prishtina më e fortë, ia shkakton Pejës humbjen e parë

Sporti

Prishtina më e fortë, ia shkakton Pejës humbjen e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 21:07

Peja pas 15 fitoreve rresht më në fund pësoi humbjen e parë në Kampionatin e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina u tregua shumë e fortë dhe e mposhti me rezultat 90:72 (23:11, 21:20, 27:18, 19:23) liderin e tabelës, Pejën, në takimin derbi të javës së 18-të.

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ishte një atmosferë e mirë, por kampioni në fuqi shtroi autoritetin në parket dhe ishte më i mirë se ekipi verdhezinj.

Në çerekun e parë, Prishtina ishte më e organizuar në veprime, dhe më e saktë në realizimin e pikëve duke krijuar epërsi deri në 12 pikë (23:11).

Në çerekun e dytë forcat pothuajse u barespeshuan, por assesi pejanët të kërcënojnë epërsinë e bardhekaltërve.

Në 20 minuta e parë Prishtina ishte në epërsi me 13 pikë (44:31) dhe për të thelluar në 23 pikë (71:48) në minutën e 30-të. Peja në çerekun e fundit u mundua me forcat e saja, por vetëm ia doli ta zvogëlojë humbjen në 18 pikë (90:72).

Basketbollistët Kemp e Abukar ishin më efikasit te Prishtina me 26 pikë përkatësisht 21 sosh, ndërsa te Peja Covington u shqua me 27 pikë të shënuara. Peja kryeson me 31 pikë, por ka një takim më shumë se Prishtina që mban vendin e dytë me 27 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat