Berisha shënon dhe asiston

Sporti

Berisha shënon dhe asiston

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 19:49

Vazhdimi i kampionatit austriak ka filluar me fat për mesfushorin shqiptar të Red Bull Salzburgut, Valon Berisha. Ai shënoi golin e parë në fitoren e ekipit të tij në fushën e Admira-s (2:1). Futbollisti nga Kosova shënoi golin e parë të ekipit në minutën 50-të dhe asistoi në atë të dytin të realizuar nga Soriano. 23 -vjeçari ka shënuar tri gola në 21 paraqitje këtë edicion për ekipin austriak. Pas 21 jave, Salzburg udhëheq me 40 pikë, ka dy më tepër se Austria e Vjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat