Sa pikë fituan Nora dhe Akili?

Sporti

Sa pikë fituan Nora dhe Akili?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:26

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ndihet i lumtur për medaljen e artë që fitoi Majlinda, por vlerëson edhe paraqitjen e Akil Gjakovës (66 kg) dhe Nora Gjakovës (57 kg). “Nga euforia e medaljes së artë harruam pothuajse prezantimin e shkëlqyeshëm të Akilit dhe Norës. Përderisa Nora fitoj kundër koreanes në luftën e parë, në luftën e dytë ishte shumë e pafat dhe në vazhdime pas luftës së barabartë humbi. Ajo sivjet po jep përformancë të shkëlqyeshme. Akil Gjakova për herë të parë shijoj fitore në gara të nivelit Grand Slam. Ai mposhti në xhiron e parë Spanjollin Uriarte përndryshe ish -nënkampion botëror, mandej edhe një medalist nga Lojërat Evropiane anglezin Oates për të kaluar në xhiron e tretë, ku edhe ky si motra vet Nora në vazhdime humb kundër belgut Gansbeeke. Akili fitoj 60 pikë Olimpike po aq sa edhe Nora”, tregon Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat