Tirana pa bomber, largohet Almeida

Sporti

Tirana pa bomber, largohet Almeida

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:54

Më shpejt iku se sa erdhi. Hugo Almeida largohet nga Tirana.

Lajmi surprizues u konfirmua nga vetë klubi bardheblu që bëri të ditur se sulmuesi brazilian mbyll ende pa e nisur mirë aventurën bardheblu duke u larguar nga skuadra. 30-vjeçari kishte disa ditë që i kërkonte me ngulm Tiranës që të largohej drejt Brazilit duke e justifikuar këtë kërkesë për arsye familjare, dhe në klubin kryeqytetas pasi kanë parë insistimin e brazilianit kanë vendosur që t’i plotësojnë dëshirën për prishjen konsensuale të kontratës që palët firmosën në 12 janar. Në këtë mënyrë Almeida ka marrë letrat duke u larguar përfundimisht duke e mbyllur eksperiencën e tij bardheblu pa asnjë gol të shënuar në ndeshjet zyrtare ku u aktivizua fillimisht për disa minuta në përballjen e Kupës me Flamurtarin, ndërsa nisi më pas si titullar për t’u zëvendësuar në minutën e 84 ndeshjen e kampionatit me Tërbunin.

Almeida lë në këtë mënyrë pa një bomber të mirëfilltë në rolin e qendërsulmuesit për pjesën e mbetur të sezonit Tiranën që kishte varur shpresat për të zgjidhur problemin e golave pikërisht te sulmuesi nga Brazili. Tanimë trajnerit Daja i mbeten si opsione për sulmin përveç futbollistëve të rinj si Halili, Papa apo Sorra vetëm Elis Bakaj dhe japonezi Fukui, tashmë i rikuperuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat