Grezda: Lokomotiva ka kualitet për një vend në Europë

Sporti

Grezda: Lokomotiva ka kualitet për një vend në Europë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:37

Eros Grezda me Lokomotivën e Zagrebit synon Europën. Futbollisti nga Kosova është në formën të mirë dhe pretendon që të jetë sa më lartë me ekipin e tij në Kampionatin e Kroacisë. Grezda të dielën që e lamë pas u paraqit titullar deri në minutën e 76-të dhe realizoi gol në pjesën e parë (41’) kundër Dinamos nga Zagrebi, megjithatë pësuan humbje me rezultat 3:1, në takimin e zhvilluar në Maksimir. Mesfushori deri më tash ka realizuar tri gola, por mendon se nuk është në formën ashtu si dëshiron ai. Futbollisti beson e shpreson se me kalimin e javëve do të jetë në nivel edhe më të lartë dhe në pozitë edhe më të mirë në tabelën e klasifikimit.

“Në formën më të mirë nuk jam ende, mirëpo golat janë rezultat i punës së madhe”, tha Grezda për gazetën kombëtare “Bota sot”. Me pak fat do të ishit kthyer me një pikë në ballafaqim me Dinamon, e cila është kampion në fuqi? “Në fakt kur ishte rezultati 1:1 kisha rast të mirë pas një aksioni...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat