Azemi: Do të japim gjithçka për fitore ndaj AEK-ut

Sporti

Azemi: Do të japim gjithçka për fitore ndaj AEK-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:05

Tri ekipe janë me pikë të njëjta (7 pikë) në grupin K të FIBA Europa League në basketboll, AEK, Sigal Prishtina dhe Astana, dhe secila prej tyre shpreson se do të kualifikohen në fazën tjetër. Kampioni i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës, Sigal Prishtina është e përgatitur maksimalisht dhe kërkon t’i revanshohen ekipit qipriot, AEK për humbjen në Larnaca me rezultat 101:84. Sigal Prishtina-AEK është sikur finale, sepse secila prej tyre synon të jetë në vend të dytë, e cila shpie në rrethin tjetër.

Megjithatë, prishtinasit edhe nëse fitojnë fati i tyre do të varet nga takimi Astana-Energia Rovinari. Prishtina duhet të fitojë dhe me kusht që Astana të humb nga rumunët për të siguruar kualifikimin. Sepse Prishtina me Astanën rezultatin e ndërsjellë e ka negativë, pasi që në Astana ka humb me 82:78, kurse në Prishtinë ka fituar me 75:73. Nesër në orën 19.00 pritet të jetë e stërmbushur me shikues Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, sidomos ‘Plisat’ të bëjnë atmosferë ashtu si dinë dhe munden për t’i dhënë zemër djelmoshave tanë drejt fitores. Dardan Berisha me bashkëlojtarë do të mundohet që të shënojnë fitoren e tretë në këtë rang të garave dhe e cila mund të jetë edhe kualifikuese.

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski dhe kapiteni Edmond Azemi janë optimistë dhe u bënë thirrje tifozëve që në numër sa më të madh të përkrahin skuadrën drejt suksesit të radhës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat