Kështu puthen futbollistet shqiptare!

Sporti

Kështu puthen futbollistet shqiptare!

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 11:02

Zbulohen fotot “hot” të kapitenes së Kombëtares shqiptare në futbollin e femrave, Aurora Seranaj. Pak ditë më parë, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, Marçela Ndoci, futbollistja që aktualisht luan për ekipin e Juban Danja (skuadra e parë e krijuar në futbollin e femrave), tregoi mbi ekzistencën e femrave që kryejnë marrëdhënie mes tyre në ekipet e ndryshme të kampionatit shqiptar.

Sipas Ndocit, ky fenomen ekziston edhe në Kombëtaren shqiptare, ndërsa pranoi se si ajo vetë ishte ngacmuar seksualisht në një moment dhe menjëherë ka refuzuar. Sakaq, ditën e djeshme gazeta arriti të siguronte një foto të kapitenes, ku është duke u puthur me një femër. Mes miqsh, futbollistja është pagëzuar me nofkën “Ronaldinjo”. Në fakt, në foton intime mes Seranajt dhe një femre nuk konstatohet nëse ajo puthje ka qenë më tepër me doza humori apo se realisht mes tyre ka diçka serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat