Tifozët e Skraparit kërkesë Metës: Merr ekipin, me ty shkojmë në Champions League

Sporti

Tifozët e Skraparit kërkesë Metës: Merr ekipin, me ty shkojmë në Champions League

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:42

Tifozët e ekipit të Skraparit, që luan në kategorinë e tretë të kampionatit shqiptar të futbollit, i kanë bërë thirrje kryetarit të LSI Ilir Meta, që të bëhet President i ekipit të Skraparit.

Duke qenë se Meta është nga ky qytet, tifozët besojnë se ekipi i tyre mund të shkojë në Champions League nëse do të jetë në pronësi të kryetarit të LSI. Thirrja e tifozëve skraparllinj është bërë në një faqe në Facebook, megjithatë nuk dihet sa e vërtetë është kjo kërkesë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat