Klopp: Coutinho i gatshëm për Southamptonin

Sporti

Klopp: Coutinho i gatshëm për Southamptonin

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 00:16

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se ylli i skuadrës së tij, Philippe Coutinho është i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Southamptonit.

Braziliani ka munguar në dy takimet e fundit të Liverpoolit për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në fitoren prej 1-4 kundër Manchester Cityt.

“Philippe pati një stërvitje intensive dje, por kishim vendosur dy apo tre ditë më parë që të mos e aktivizojmë në takimin e sotëm kundër Swanseas. Tani mendoj se është plotësisht i gatshëm. E kam parë në zhveshtore sot dhe mendojë se duket mirë. Duhet të flas me të nesër, mendoj se është i gatshëm për Southamptonin”, ka thënë Klopp, raporton Goal.

Liverpooli do të luaj më 2 dhjetor si mysafir i Southamptonit në çerekfinale të Capital One Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat